Categorized | WizzAir Macedonia

2 here me shume fluturime nga Shkupi

Wizz Air ka prezantuar aeroplanin e dytë në bazën e vet në Aeroportin e Shkupit, që menaxhohet nga TAV Macedonia. Aeroplani i ri Airbus A320 do të dërgohet në Shkup me 16 Prill 2014, kur edhe lansohen tri fluturime të reja për në: Bruksel, Frankfurt dhe Paris. Të gjitha këto fluturime do të realizohen fillimisht dy herë në javë, me çmime promovuese që nisin nga më pak se 20 EUR* dhe mund të rezervohen në wizzair.comwizzair-macedonia

Aeroplani i ri do të mbështesë operacione të 13 linjave si dhe rrisë kapacitetin e ulëseve deri në 680,000 ulëse gjatë vitit 2014. Kjo tregon më së miri se fluturimet e lira nënkuptojnë turizëm, krijim të vendeve të reja të punës si dhe stimulim të biznesit vendor me tregjet ndërkombëtare. Wizz Air ka njoftuar po ashtu se do të ketë më shumë fluturime në shërbimet e ofruara drejt Bazelit, Mulhouse të Suedisë, Eindhoven të Holandës, Gothenburg, Malmo e Munich.

Zoran Krstevski, menaxher i përgjithshëm i TAV Macedonia, kompania që menaxhon dy aeroportet maqedonase, me rastin e njoftimit për dy linjat e reja, është shprehur i entuziazmuar.

“Ky vit ka qenë në mënyrë të veçantë shumë i suksesshëm për TAV Macedonia. Kemi pasur rritje mesatare prej 16.8% të numrit të udhëtarëve në të dy aeroportet tona, e në veçanti në aeroportin ‘Aleksandri i Madh’ në Shkup, ku është shënuar rritje prej 18% e numrit te udhëtarëve”.

Mile Janakiseski, Ministri i Transportit në Maqedoni tha se “Më vjen mirë që Wizz Air e ka parë Maqedoninë si destinacion të përshtatshëm për shërbimet e veta. Se Maqedonia është vend i përshtatshëm është vërtetuar me rritjen e paparë të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve në aeroportin Aleksandri i Madh në Shkup”.

“Wizz Air njihet për trafikun e vet ajror në 36 vende si dhe oferta e çmimet shumë të mira. Ne e kemi te qartë se udhëtarët maqedonas janë entuziast në lidhje me çmimet tona të ulëta, si ato të miliona të udhëtarëve të Wizz Air në Evropë dhe më gjerë. Ne i qëndrojmë besnik tregut maqedonas si dhe zhvillimit të infrastrukturës për udhëtime të lira, andaj si përgjigje ndaj kërkesës së lartë për udhëtime me çmime të ulëta, unë jam i lumtur të prezantoj aeroplanin e ri në bazën tonë në Shkup. Ardhja e aeroplanit tonë të dytë në Shkup, rrumbullakon investime të përgjithshme 160milion dollar, të Wizz Air në Maqedoni”, tha John Stephenson zëvendëspresident ekzekutiv i Wizz Air.

Incoming search terms:

Leave a Reply